3 arsyet pse Kroacia mund ta mposht Francën

382

Franca dhe Kroacia do të përballën dielën në Luzhniki Stadium, me fillim nga ora 20:00, në kuadër të finalës së Kupës së Botës.

Franca arriti në finale duke eliminuar Belgjikën me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa kroatët mposhtën Anglinë në një ndeshje mjaft dramatike, ku loja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.U deshën vazhdimet që të vendosin fituesin, e ku kroatët u treguan më efikas sesa anglezët.

Këto janë 3 arsyet pse Kroacia mund ta mposht Anglinë:

1.Gjenerata e Artë,

Kroacia me Modric, Rakitic, Perisic, Lovren po llogaritën si kombëtaria e artë e këti shtetit.

Më parë Kroacia sukesin më të madh në Botëror kishte arritur që të shkoi vetëm në gjysmëfinalë në vitin 1998, andaj Kroacisë iu deshën 20 vite të pres që kombëtaria të arrijë një sukses që po shihet si i papërseritshëm.

Kroacia do të hyjë në ndeshjën e finalës më një motiv mjaft të madh.

Secili lojtar do të përpiqet që të jap makismumin nga ana e tij.

2.Kroacia nuk dorzohet kurr

Kroacia filloi fushatën e Kupës së Botës me një fitore të rehatshme 2-0 ndaj Nigerisë, pas së cilës ata arritën ta mposhtin Argjentinë 3-0 të dhe pastaj të kalojnë në fazën e eliminimit direkt .

Kundër Danimarkës, Rusisë dhe së fundi kundër Anglisë, që të gjitha këto ndeshje shkuan në vazhdime. Por çdo herë kroatët përkundër presionit psikologjikë, shfaqën një lojë mjaft stabile dhe të sigurt, duke kaluar kështu tutje.

3.Mesfusha mjaft cilësore

Kroacia ka treguar mjaft lojë të bukur këtë kampionat, e kjo falë mesfushës cilësore që posedon.

Modric, Rakitic dhe Kovacic kanë bërë që mesfusha e Kroacisë të jetë një prej mesfushave mjaft efikase gjatë këtij kampionati.

Historikisht në kampionate botërore mesfusha ka qenë ajo që e ka vendosur fituesin e krejt kampionatit. Epoka e artë e Spanjës me mesfushorët si Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Sergio Busquets dhe Xabi Alonso ka bërë që kjo kombëtare të arrijë që të triumfojë në Kupën e Botës.

Ana tjetër edhe mesfusha gjermane që fitoi Kupën e Botës në Brazil katër vjet më parë, kishte një sërë mesfushorë të fortë si Bastian Schëeinsteiger, Toni Kroos dhe Mario Götze të cilët ishin të gjithë vendimtar tek kombëtaria gjermane.

Andaj edhe kjo mesfushë e artë e Kroacisë pritet që të tregojë vetën në sfidën më të madhe të saj, kundër një France mjaft cilësore.

Comments