Bujar Osmani vazhdon takimin në Bruksel, sot takohet me Mogerinin dhe Euro-komisionerin Han

226
fresco

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani vazhdon vizitën e tij në Bruksel, ku së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov,sot do të marrin pjesë në mbledhjen e katërmbëdhijetë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Në takim pritet të shqyrtohen temat lidhur me marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, përgatitjet dhe sfidat që dalin nga afati kohor për fillimin e negociatave, të cilën kohë më parë e miratoi Këshilli i Bashkimit Evropian, si dhe tema tjera lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Në takim, delegacionin e Bashkimit Evropian do ta kryesojnë Përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe Nën-Presidentja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini dhe Euro-komisioneri për Zgjerim, Johanes Han, ndërkaq pas përfundimit të takimit është paraparë mbajtja e një konference të përbashkët për shtyp.

Comments