Marrëveshja me Shkupin, vazhdojnë akuzat e opozitës greke

200

Opozita greke vazhdon akuzat ndaj qeverisë Tsipras, akuza këto që janë ashpërsuar pas dhënies….

Opozita greke vazhdon akuzat ndaj qeverisë Tsipras, akuza këto që janë ashpërsuar pas dhënies edhe të ftesës nga NATO. Kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, nga foltorja e parlamentit, akuzoi se në Bruksel, Cipras dhe Kamenos, në esencë, Shkupit ia dorëzuan pasaportën e NATO-s, pasi para tre javësh i dhanë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Lideri i Demokracisë së Re komentoi edhe qëndrimin e partnerit të koalicionit në qeveri – Grekët e Pavarur, duke thënë se në Bruksel në praktikë janë pajtuar për Marrëveshjen të cilën në Greqi bëjnë sikur e dënojnë.

Kryeministri Tsipras ndërkohë thotë se qëndrimi i partive opozitare ndaj marrëveshjes është hipokrizi që nënçmon inteligjencën e qytetarëve grekë. Ai e cilësoi si historike ftesën e NATO-s për Maqedoninë dhe porositi Shkupin zyrtar të përmbushë obligimet e marrëveshjes.

“Ky është një intervenim historik, që zgjidh problemin shumëvjeçar në politikën tonë të jashtme. Kur të arrihet kjo, në janar ose shkurt, do të diskutojmë me partnerët e koalicionit për të përmbushur edhe ne obligimet që dalin nga kjo marrëveshje”, deklaroi Tsipras .

Comments