E papritur/ Real Madridi del me një komunikatë për shtyp për transferimin e Neymar

259
fresco

Real Madridi ka reaguar sërish rreth thashethemeve për transferimin e Neymar.

“Los Blancos” përmes një komunikatë për shtyp kanë sqaruar gjithçka rreth spekulimeve për transferimin e yllit brazilian.

“Përballë raportimeve të vazhdueshme që lidhin Neymar Jr e PSG-së me klubin tonë, Real Madrid dëshiron të sqarojë se klubi nuk ka ndërmend të ofrojë ndonjë ofertë për lojtarin”, thuhet në reagimin e Realit.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Real Madrid lëshon një komunikatë të njëjtë e që lidhet me lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Comments