Komuna e Tetovës, me uebfaqe më informative në vend. Shembull edhe për komunat maqedone
Në këtë kohë ku shumica e popullsisë përdor internetin për t’u informuar, është domosdoshmëri për çdo institucion të ketë një uebfaqe zyrtare dhe ajo të jetë sa më e plotësuar. Zhurnal ka bërë një vëzhgim të uebfaqeve të komunave dhe institucioneve tjera dhe rezulton që komuna e Tetovës të ketë uebfaqen zyrtare më funksionale.
http://www.tetovo.gov.mk/ është përpunuar në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht. Aty mund të gjeni informata më të reja për aktivitetet e komunës, për projektet infrastrukturore të përfunduara ose në rrjedhë e sipër madje mund të kryeni edhe disa punë administrative nëpërmjet e-shërbimit pa patur nevojë të pritni rradhë në sportelet e komunës.
Përveç funksionalitetit, uebfaqja është e strukturuar qartë dhe është shumë e lehtë për t’u orientuar dhe për të gjetur informatën që të intereson. Gjithashtu në këtë ubfaqe mund të gjejmë të dhëna dhe foto interesante nga historia e qytetit dhe fshatrave. Urojmë që këtë shembull ta ndjekin edhe komunat e tjera shqiptare.

