Tragjedia në Itali/ Reagon Matteo Salvini, të shpëtojmë sa më shumë njerëz

275

Tragjedia që ndodhi pak më parë, ku një urë u rrëzua në Genova të Italisë, ka shkakuar të paktën 11 të vdekur e shumë të plagosur. Bilanci mbetet provizor. Mediat italiane bëjnë të ditur se nga poshtë urës vijnë zëra për ndihmë.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ne jemi duke ndjekur minutë pas minute situatën e rrëzimit të urës në Ponti të Genovës. I falenderojmë të gjithë, dhe 200 zjarrëfikësit heronj. Tani jemi duke punuar për të shpëtuar sa sa më shumë njerëz”, shkruan ai.

Comments