Deri në fund të vitit Maqedoninë do ta vizitojnë një milion turistë….
Ministri i Ekonimisë, Kreshnik Bekteshi duke shpalosur të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistik, theksoi se rritja e numrit të turistëve është duke vazhduar, kështu ajo që ishte paraparë të realizohet deri në vitin 2020-të, këtë vit po arrihet qëllimit afatgjatë që të kemi një milion turistë dhe 3 milionë bujtje në vit.
“Në qershor të viti 2018 krahasuar me vitin 2017, kemi rritje të turistëve në vend edhe atë me 20.7 përqind. Është me rëndësi të theksohet fakti që kemi rritje nga turistët vendas e poashtu edhe turistët e huaj. Me këtë ne si Qeveri njëkohësisht edhe statëgjia për zhvillimin e turizimit jep edhe rezultatet e veta marrë parasysh që me stratëgjinë për zhvillim të turizimit ka qenë e paraparë që në vitin 2020 Maqedonia të tjeklaoj mbi 1 milion turistë, ndërsa ne sipas të gjitha të dhënave këtë vit do ta tejkalojmë këtë numër”, tha Bekteshi.
Sipas Bekteshit, hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë heqje e pengesës së fundit që është përmendur shpesh nga turistët e huaj, që kanë anashkaluar vendin, dhe kjo është çështja e sigurisë më të madhe. Ai shtoi se me rritjen e investimeve në infrastrukturën e turizmit do të kontribuohet edhe më tej në zhvillimin e sektorit të turizmit.

