Shilegov: Spërkatja nuk është e dëmshme per njerëzit

270

Preparati që është përdorur gjatë spërkatjes së mushkonjave në kryeqytet nuk ndikon në shëndetin e njerëzve….

Preparati që është përdorur gjatë spërkatjes së mushkonjave në kryeqytet nuk ndikon në shëndetin e njerëzve deklaroi kryetariu i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Ai sqaroi se në kryeqendër është spërkatur me preparat nga firma gjermane “Bauer” dhe se paraprakisht është bërë analizë e tij. Njëherit Shilegov tha se që të kryhet spërkatja duhet të jenë të përshtatshme edhe kushtet klimatike, siç janë të paktën tre ditë pa reshje dhe pastaj edhe dy ditët e ardhshme të jenë pa reshje që të mos pastrohet preparati që është përdorur.

“Preparati që e kemi përdorur këtë vit nuk ndikon mbi shëndetin e përgjithshëm të njerëzve dhe pak apo minimalisht ndikon në pjesën tjetër të botës së gjallë. I trajton kryesisht mushkonjat dhe insektet tjera që paraqiten si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti zakonisht në mënyrë përkatëse i komunikon bletarëve që t’i mbrojnë foletë me qëllim të mos vijë deri në zhdukje të bletëve” – tha Kryetari i Qyetetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov njëherit tha se procedurat dhe protokollet për trajtim të mushkonjave janë rezultat i bashkëpunimit ndër institucional, e jo kryesisht i shërbimeve të Qytetit të Shkupit. (Gyltene Sinani, TVM2)

Comments