Fushata për referendumin, BDI fton diasporën të marr pjesë në referendum

283
fresco

Qeveria e Maqedonisë po përcakton detajet për fushatën e referendumit…

Edhe pse propaganda nisi zyrtarisht më 30 korrik me shpalljen e referendumit, tanimë do të duhet të caktohet buxheti që do të shpenzohet dhe sa fushata do ti ngjasojë zgjedhjeve me qëllim që qytetarët të binden dhe t’i thonë po Marrëveshjes me Greqinë.

Ndërkohë Bashkimi Demokratik Për Integrim ka nisur aktivitetet për senbizilizimin e diasporës për pjesëmarje në referendum duke votuar në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsulare.

Partia e Ahmetit fton diasporën që deri më 23 gusht të aplikojnë në web faqen e KSHZ-së dijaspora.sec.mk.

Votuesit rikujtohen që praninë në listën e zgjedhësve ta konfirmojnë gjithashtu në web faqen e Komisionit. Nga shtabi i BDI-së shprehen të hapur për konsulta lidhur me mënyrën e paraqitjes dhe konfirmimin në listën e zgjedhësve.

“Duke pranuar marrëveshjen me Greqinë ne e sigurojmë anëtarësimin me të drejta të plota të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është momenti vendimtarë: me votën tuaj vendosni për të ardhmen e vendit dhe të brezave që vijnë”, thuhet në ftesën publike të BDI-së.

Ditë më parë nga KSHZ kanë njoftuar dipasorën se do të mund të votojnë në Maqedoni nëse nuk aplikojnë për të votuar në diasporë. Nëse numri i aplikuesve është nën dhjetë persona rrezikohet edhe hapja e vendvotimeve të diasporës.

Comments