Poezi prekëse nga babai i Astritit, Avni Dehari
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari, humbi dy djemtë e tij, Arbnorin dhe Astritin. Në një profil në Facebook, ai ka disa shkrime, kryesisht poezi, të cilat i ka plasuar nga përmbledhjet e deritashme. Mes poezive të Avni Deharit, gjeni mallin për Kosovën, Çamërinë, Shqipërinë e Kërçovën.
Avni Dehari lindi më 3. 5. 1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë – gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
Deri më tash i ka botuar këta libra: poemën për fëmijë “Dielli”, me pseudonimin Agim Vardari, monografinë “Arif Seferi – në shërbim të popullit”, në bashkautorësi me Destan Hajdinin, përmbledhjen poetike për të rritur “Pas rrezes së diellit”, librin për fëmijë në prozë “Saja fluturuese”, përmbledhjen me poezi për fëmijë “Hëna në dritare”, “Kënga e Drerit Fjalëpak” “Flokëhapareshuri” dhe “Gjergji i Arberisë”. “Nxin e qesh natyra” është libri i tij i nëntë.SA LARG E SA AFËR SHQIPËRIA
(Frymëzuar nga udhëtimi për në Kërçovë, ku më 14, 15 dhe 16. 11. 2014 u mbajt manifestimi poetik “Takime nën Rrap)
Nga Prishtina në KërçovëEc e ec..Krejt bota ShqipëriE Shqipëria kurrkund!
Ec e ec nëpër Shqipëri,Sa më afër Kërçovës,Shqipëria më afër Diellit!
Ec e ec…Sa më afër Shqipërisë,Shqipëria përtej fanitjes!
ShqipëriaNën zhgan bajlozëshMbrun diellin e së nesërmes
Shqipëria sa larg,Shqipëria sa afër!
ShqipëriaMë shumë se një pëllëmbë tokë,ShqipëriaMë shumë se gjeografi dhembjeje,Më shumë se një e qarë nëne.
ShqipëriaMë afër se këmisha e trupit,E dashuruar në jetën tonë,E dashuruar në tonën vdekje.
ShqipëriaPjek dashurinëE ne te këmbët e sajKëndojmë baladën e Gjergj ElezitE Motra të nesërmen qëndis në gjergjef.
Çamëri, dhembja ime
Çdo mbrëmje vdesim,Nga plagët e tua,Çdo mëngjes lindimMe mallin për ty,Çamëri!
Midis stuhish,Në udhëkryq të takova,Çarlat e gjoksit tëndMa vranë shikimin,Memec mbeta,E baladën e Mollës së KuqeNë vargun e përgjakur ta fsheha!
VajtoretFlokëthinjura,Faqeçjerra,Mbi kurmin tënd,Një grusht dhe në cep shamie,Natë e ditë ta bëjnë gjëmën!
Buzëplasura, Çamëri,S’paska varg që t’i numëron plagët!Ku të gjej atë varg që t’i mëlcon dhembjet!
Në balljen ngjyrë deti,Në jelekun fletë shqiponje,Në palë fustanelle,Palë flamuri,Mallkimi,Mallkthimi,Lëmashk të kanë zënë!
Çamëri,Dhembja ime,Altar t’u bëfshaPër nusërimin tënd,Përkrah TesprotitNë amfiteatrin e Dodonës.
Vetëm atëherë Çamëri,Në qiell e në tokë,Diellit pellazg do t’i falemPër tri ditët e afshit të zemrës,Për të cilat kemi rënë në cikna dimrashDhe jemi ngritur në bulim pranverash.
Atëherë, Çamëri,Ditën e parë,Si marsi trillan në legjendë,Zervën do ta nguros me gjithë lukuni,Ditën e dytë,Me nimfat do të lahem në Thyamis,Që ditën e tretëNë buzëqeshjen tënde të trëndafiltëTë vdesim e të lindimPa plagët e tua, pa mallin për ty!
Prishtinë, 28 nëntor 2013
Mall përvëlues
Riti i fisit tim
Nëntëmbëdhjetë vjet,Në dhe të huaj,Në afshin tënd u poqa,U përcëllova,Gati u treta,Vendi im, oqean malli!Nëntëmbëdhjetë vjet,Rrezja e diellit tënd,Agimeve të trëndafilta,Nuk ma puthi ballin,Vendi im liqen lotësh!Nëntëmbëdhjetë vjet,Pa gurgullimën e krojeve të tua,Shekuj m’u bënë,Vendi im,Ujëvarë bjeshke!Nëntëmbëdhjetë vjet,Në dhe të huaj,Butësinë e ograjave,Më kot ta kërkova,Vendi im,Ëndërr fëmijërie!Nëntëmbëdhjetë vjet,Mezi i plakaPa urimin “Tungjatjeta!”Rit i fisit itm,Vendi im,Gurrë jete!Nëntëmbëdhjetë vjet,Pa cicërimën e ëmbëlTë zogjve pranverorë,Vendi im,Vetull ylberi!Nëntëmbëdhjetë vjet,Në dhe të huaj,Pa mugullimin e marsit,Dehje për kthim,Etje për lirinë e shumëpritur!Vendi im krahëhapur,Vendi im prehërngrohtë,Shekujt nuk më dalkan,Ta shuaj mallin përvëluesNë gjirin tënd magjepsës!
Amaneti i shokëve
(Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka)
Të dashuruar pas rrezes së diellit,Në udhën e rrahur ndër shekuj,Ranë shokët tanë,Vdekjen me vdekje e mundën,Ditë e natë pranë nesh qëndrojnëSi yj që nuk shuhen kurrë.Nderim e lavdiAta paçin përjetë,Se amanet na i lanë:Gjakun,Kurrë të mos na ndalet hovi rinor,Gjuhën,Zemrat të na i zbutë e të na i forcojë,Sytë,Horizonteve ta hedhim vështrimin,Këmbët,Hapin ta kemi të gatshëm për marshim,Grushtin,Shtrigat t’i shkallmojmë,Krahët,Agimet e kuqërremta t’i përqafojmë,Zemrat, oh zemrat,Kambanë për ditën e madhe.Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,Dritë e diellit e verboftë,Mallkimi i tokës nënë e zëntë!