Shpëtoi nga mbytja 2 motrat binjake, bashkia e Fierit i jep certifikatë mirënjohjeje

233

Bashkia e Fierit i ka akorduar certifikatë mirënjohje, Admir Muratajt, qytetarit që katër ditë më parë shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake.

Murataj është pritur në ambientet e Bashkisë nga kryebashkiaku Armando Subashi me të cilin ka diskutuar edhe rreth asaj çfarë ndodhi në lumin Seman, ku 42 vjeçarja Rudina Kishta nga Elbasani tentoi të mbyste dy vajzat në afërsi të urës së fshatit Daullas pas i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj.

Po ashtu Subashi i ka premtuar të riut se do të shohë edhe mundësinë për punësimin e tij.
“Pata një ndjesi të vecantë sot, kur u takova me të riun Ardimir Murataj, i cili u shpëtoi u jetën dy vajzave të mitura, teksa nëna e tyre tentoi t’ua merrte atë. Ndoshta janë të shumtë personat që do e bënin këtë gjest, por jo të gjithë. 

Kjo ishte arsyeja që kërkova ta takoja këtë të ri të guximshëm dhe human, ta falenderoja përzemërsisht dhe ti shprehja mirënjohjen time si qytetar dhe si Kryetar Bashkie, duke shpresuar që ky shembull të bëhet model frymëzimi për të gjithë. 

#QytetarëTëMirë
#ShoqëriVlerash
Kjo është Shqipëria që duam dhe promovojmë!”, shkruan Subashi.

Comments