Prokuroria e Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuze kundër Agron Mustafës, Ejup Qerimit, të dy ish-kryeshef të Postës dhe kryetarit të bordit të Telekomit të Kosovës, Rexhe Gjonbalajt lidhur me marrëveshjen PTK- Z Mobile dhe rrethanat që i paraprinë kësaj marrëveshjeje.
Përmes një komunikate për media prokuroria ka njoftuar se aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për “keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Ejup Qerimi gjatë periudhës kohore shkurt 2012 tetor 2014, duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër.
Prokuroria njofton se me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Ndërkaq, i pandehuri Agron Mustafa nga gata 19.02.2015, kur ka marrë pozitën udhëheqëse e deri në momentin kur më datë 24.05.2017, kur ky i pandehur edhe pse nuk ka qenë kompetent kishte lidhur marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final, i pandehuri A.M duke shfrytëzuar detyrën, respektivisht autoritetin zyrtar nuk ka përmbushur detyrat e tija zyrtare, me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale një kompanie tjetër. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale, “keqpërdorimii pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK-së.
Po ashtu, në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, theksohet se i pandehuri i tretë Rexhë Gjonbalaj duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare nuk ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim që të i shkaktoj dëme materiale dikujt tjetër. Me këto veprime i pandehuri R.Gj ka kryer veprën penale, “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1, të KPRK-së.