Mbytet një kosovar në Golem
Një i moshuar është mbytur pak minuta më parë tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Kavajës” në zonën mes Durrësit dhe Kavajës.
68-vjecari, Agur Isufi ka hyrë për tu larë dhe është mbytur
Isufi kishte ardhur pak dite me pare per pushime ne Durrës.
Ai jetonte ne Amerikë dhe kishte zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar këtë verë.