Ekspertët e pavarur për obduksionin e Astrit Deharit sot vijnë në Kosovë

Avokati Tomë Gashi do të jetë përfaqësues i familjes së Astrit Deharit që vdiq ditën e shtunë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Gashi ka treguar se do ta përfaqësojë familjen Dehari në të gjitha institucionet derisa ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet ardhja e ekspertëve të pavarur të kërkuar nga familja e tashmë të ndjerit, Astrit Deharit, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se ekspertët do të asistojnë në obduksionin në Instituin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

