Juventus, Reali, Bayerni, City, Barcelona, etj, do të fitojë se paku 58.4 milionë euro këtë sezon nga Liga e Kampionëve, kurse skuadrat si: Napoli, Interi, Spurs, Dortmund, etj do të marrin rreth 38 milionë.
Fondi total për skuadrat që do të garojnë në fazën e grupeve është 1.95 miliard euro, e që ka një rritje në krahasim me tri vite më parë ku ishte 1.4 miliardë euro
Shumë ndahet në 25 për qind nga niveli i pikëve, 30 për qind nga paraqitja e bazuar në rezultate, 30 për qind në të ashtuquajturin rangim historik në 10 vitet e fundit dhe 15 për qind nga tregu.
Skuadrat do të fitojnë 2.7 milionë euro për fitore dhe 900 000 euro për barazim.
Kualifikimet në 1/8 e finales do ju sjell atyre plus 9.5 milionë euro, 10.4 milionë euro për çerekfinale, 12 milionë për gjysmë finale dhe 15 milionë për kualifikim në finale.
Fitimi i trofeut do i sjell fituesit plus katër milionë euro.

