Valon Bela sot zyrtarisht ka kërkuar nga institucionet shtetërore kontrolle në Universitetin Nënë Tereza në Shkup. Sipas tij ai ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Krim Ekonomik, Ministria e Arsimit – Inspektorati i Arsimit shtetëror, DAP – Drejtoria e të Ardhurave Publike , Prokuroria Publike e RM-së dhe Policia Finansiare e RM-së se Aziz Pollozhani dhe Rizvan Sulejmani kanë keqpërdour fonde dhe postet në këtë Universitetet, shkruan TS.
“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, keqpërdorimi i mjeteve finansiare, punësimet në 4 sy (pa konkurse publike) mosrepsektim të Ligjeve dhe rregulloreve gjatë punësimit, korrupsion, familjarizëm dhe kronizëm janë vetëm disa nga shkeljet që kanë pasoja juridike dhe të cilat do të manifestohen me kallëzime penale nga ana e institucioneve përkatëse.
Në konsultim me juristët e vendit unë sot përfundova dorëzimin e të gjithë dokumentacionit (që implikon vepra të rënda penale) këtyre institucioneve;
1. Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Krim Ekonomik
2. Ministria e Arsimit – Inspektorati i Arsimit shtetëror.
3. DAP – Drejtoria e të Ardhurave Publike
4. Prokuroria Publike e RM-së
5. Policia Finansiare e RM-së.
Rektori i UNT-së Aziz Pollozhani dhe Dekani i Shkencave Sociale si dhe Prodekan i Finansave Rizvan Sulejmani do të përballen me institucionet relevante që kanë për qëllim hulumtimin e krimit, korrupsionit dhe të gjithë veprave që përfshihen në kodin penal të RM-së” ka shkruar Bela duke ia bashkangjitur edhe letrat zyrtare që i ka dërguar në institucionet përkatëse.
Ndryshe Azizi Pollozani është zgjedhur rektor i UNT-së në formë të paligjshme si dhe i ka dhënë vajzës së tij rrogë nga 20 mijë denarë./TS/