Prokuroria do të kërkojë ndërprerjen e pagesave për veteranët e rrejshëm

306
fresco

Krahas aktakuzës ndaj veteranëve të rrejshëm, Prokuroria Speciale e Kosovës do të kërkojë nga gjykata që përfituesve të pensioneve të veteranëve t’u ndalohet pagesa.
Aktakuza, sipas prokurorit Special, Sylë Hoxha, duhet të plotësohet me përfshirjen e emrave të përfituesve të kundërligjshëm, raporton KTV.

Hoxha thotë se po punohet intensivisht që kjo aktakuzë të dorëzohet në gjykatë.

“Se aktakuza duhet të plotësohen në dispozitvin e saj duhet të figurojnë edhe emrat e përfituesve në rastin konkret. Duhet të jetë edhe propozimi nga ana e Prokurorisë drejtuar Gjykatës që të ndërpriten këto pagesa që ne po konsiderojmë që janë të kundërligjshme”, tha Hoxha.

Por, Hoxha ende nuk ka një përgjigje se çfarë do të ndodhë me miliona euro, të cilat deri më tani u janë dhënë përfituesve të këtyre pensioneve.

E, derisa gjykata të marrë një vendim të tillë, vetëm gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti shteti ka ndarë më shumë se 44 milionë euro për këtë kategori.

Të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale tregojnë se nga janari, kur në listë për të marrë këtë pension ishin 36.794 persona, deri në muajin korrik kësaj liste i janë shtuar rreth 977 persona të tjerë.

Comments