Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni

393
fresco

I akuzuari për shumë skandale në shtetin e Kosovës, çuditërisht ishte përzgjedhur si ambasador i Kosovës për në Maqedoni, shkruan Parrotlla.net, transmeton Medial.mk.

Pas deklaratave skandaloze të fundit për shtetin e Turqisë të cilat u konsideruan edhe si deklarata raciste, Dedaj ishte kritikuar ashpër nga komuniteti turk në Kosovë dhe jashtë saj. Poashtu ishin paralajmëruar edhe protesta të njëpasnjëshme nga komuniteti turk në Kosovë dhe në Maqedoni. E pas presioneve të vazhdueshme duket se qëllimi është arritur, Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Comments