E papritur/ Chelsea del në shitje për 2 miliardë euro

295

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e ka punësuar një bankë nga New York, Raine Group, për përgatitjen e shitjes së klubit, raporton The Sunday Times.

Banka e ka vlerësuar Chelsean 2 miliardë e 200 mijë euro. Megjithatë, është ende e paqartë nëse i gjithë klubi do të jetë për shitje, apo vetëm një pjesë e aksioneve.

Rusi Abramovich e kishte blerë klubin londinez në vitin 2003 për 155 milionë euro. Por, tani ai dëshiron ta shesë Chelsean pasi që mendon se nuk mund të konkurrojë me pasurinë e klubeve si Manchester City dhe Paris Saint-Germaini.

Në maj të këtij viti, pas sanksioneve të Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, Chelsea bëri të ditur se Abramovichi nuk do të vazhdonte me rinovimin e stadiumit Stamford Bridge, rinovim ky i cili do t’i kushtonte rusit më shumë se 500 milionë euro.

Chelsea ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të dytën herë brenda tri viteve. Më herët, ata ishin kualifikuar cdo vit që nga 2003-ta kur Abramovichi e kishte marrë pronësinë, duke arritur ta fitojnë këtë garë në vitin 2012.

Comments