Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar një mesazh ngushëllimi dhe falënderimi në të njëjtën kohë, për kontributin e senatorit amerikan, John McCain, i cili vdiq mbrëmë në moshën 81-vjeçare, njofton Klan Kosova.
“Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendime të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator”, shkroi tutje Rama.