Milan pësoi humbjen e parë të sezonit në përballjen ndaj Napolit, me rezultatin 3:2.
“Rosonerët” kishin epërsinë e dy golave por nuk ia dolën ta menaxhojnë.
LEXO EDHE:
E ëndërron Inter por Benfica është pranë mesfushorit të Barcelonës
Debutimi i Tiemoue Bakayoko ishte i shumëpritur për tifozët e Milan, por mesfushori nuk la shumë për të dëshiruar. I pa kënaqur me lojtarin ishte edhe Gennaro Gattuso, trajneri i skuadrës.
“Bakayoko duhet të mësoj si të vihet në kontakt me topin. Ai është lojtarë me “defekte” dhe tri javë nuk mjaftojnë për ta përmirësuar një lojtarë” ishin fjalët e italianit.
Bakayoko erdhi në formë huazimi nga skuadra e Chelsea pasi nuk arriti të ambientohej me futbollin në Angli.