« FOTO » “Presioni” i Zhurnalit, pa kaluar 24 orë Komuna e Sopishtës tërheq reklamat e barnave dhe çajit shërues nga uebi zyrtar

338
fresco

Shkup, 26 gusht – Ende pa kaluar 24 orë që kur Agjencia e Lajmeve Zhurnal publikojë SKANDALIN për keqpërdorimin e ueb-faqes zyrtare të Komunës së Sopishtes në Shkup, për publicitet privat dhe komercial, reagimi i autoriteteve lokale ka qenë i menjëhërësh, kështu që menjëhërë pas publikimit të lajmit i cili u transmetua edhe në disa media në gjuhën maqedonase janë tërhequr banerët me të cilët reklamoheshin barna dhe çaje shëruese në ueb-sajtin zyrtar të Komunës së Sopishtës.

Edhe pse gjatë ditës së diel Agjecia e Lajmeve Zhurnal, ka tentuar të vë komunikim me kryetarin e Komunës së Sopishtës, Stevçe Trpkovski, i njëjti nuk ka qenë i disponueshëm.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal edhe mëtej do të vazhdojë të ndjek punën e të gjitha Komunave në Maqedoni.

Më poshtë ju sjellim fotot se si ishte ueb-sajti i Komunës së Sopishtës gjatë ditës së shtunë dhe si duket tani.


Comments