Videoja e parë nga banesa e gazetares Lala, shikoni dëmet nga plumbat, 8 familjarët u zgjuan të tronditur nga të shtënat

248
fresco

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë, që tronditi botën mediatike, ku u sulmua me plumba kallashnikovi shtëpia e gazetares së njohur, Klodiana Lala. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Bruk’, në rrugën “Shkëndija” pranë Rinasit, ku dyshohet të jetë për shkak të detyrës, pasi gazetarja Lala njihet si një zë i fuqishëm kundër krimit.

Kamera e News 24, televizioni ku gazetarja punon aktualisht, ka shkuar pranë banesës së saj dhe ka sjellë nga afër shenjat që kanë lënë plumbat. Shtëpia, e cila është në pronësi të gazetares Lala, është qëlluar me 10 plumba, që kanë dëmtuar pjesën ballore. Plumbat kanë depërtuar edhe në derën kryesore të banesës për të hyrë brenda, saj por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Të shtënat me breshëri kanë shokuar familjen që është zgjuar nga gjumi e tronditur. Në banesë kanë qenë 8 persona, ndërsa gazetarja dhe bashkëshorti i saj jo. Por përveç prindërve e familjarëve të tjerë ishin dhe dy vajzat e saj. Në dhomën e gjumit kanë depërtuar plumbat në kasën e derës por jo brenda ambientit”, tha gazetarja e News 24 nga vendngjarja.

Comments