LSDM: Janë rritur investimet e huaja

212
fresco

LSDM-ja ka lëshuar një komunikatë në të cilën vlerëson se në gjysmën e parë të këtij viti është shënuar hyrje rekorde e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Maqedoni në vlerë prej 327 milionë eurove. Sipas partisë në pushtet, kjo shënon tri herë më shumë investime në raport me të njëjtin vit nga viti i kaluar.

Gjithashtu, është shënuar rritje tek eksporti nga zonat zhvillimore teknologjike për 17% në krahasim me periudhën e vitit të njëjtë në gjysmën e parë të vitit.

“Është rritur edhe numri i punëtorëve në industri për 7.2%. Këto përfitime edhe më tej do të intensifikohen me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe fillim i bisedimeve me BE-në, proces ku rritet besueshmëria e ekonomisë së Maqedonisë dhe sjellin më shumë investime të huaja dhe vende të reja të punës”, vlerëson partia në pushtet. /shenja/

Comments