Sela thirrje Lëvizjes BESA: Ejani të bëjmë bashkë listën për deputetë

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela tha se edhe pak orë para dorëzimit të listave për deputetë, është i hapur për tu ulur bashkë me Lëvizjen BESA, për të dal bashkë në zgjedhje. Këtë mesazh Sela e bëri në debatin “Click Plus” në TV21.
“Unë jam i hapur që të bëhemi bashkë, kanë mbetur edhe pak orë dhe hajdeni të bashkohemi, në mënyrë të barabartë”, theksoi Sela.
Ai sqaroi se që në fillim ka qenë i hapur për një bashkëpunim të tillë. Sela tha se nuk duhet të krijohet pesimizëm se nuk mundet të fitohet BDI dhe PDSH.