Polarizimi i situatës si pasojë e ndarjes së partive politike në zhvillimin e fushatës së referendumit sidomos në bllokun politik maqedonas, mund të ndikojë në përcaktimin e qytetarëve, për, kundër, apo bojkot të referendumit, vlerëson analisti politik Selim Ibrahimi. Sipas tij edhe ndarja e partive politike shqiptare, mund të ketë ndikim tek qytetarët shqiptarë, megjithëse shqiptarët në përgjithësi janë pro anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.
“E gjithë kjo fushatë tani po zhvillohet në dy tabore, është tabori I parë I udhëhequr nga koalicioni, është tabori I dytë nga VMRO-DPMNE e cila nuk ka qëndrim të qartë mirpo është kudnër, dhe Aleanca për shqiptarët e cila është për BE dhe NATO, mirëpo thotë që ne shqiptarët nuk duhet të figurojmë si maqedonas, pra ka vërejtje për sa I përket nacionalitetit, pra shtetësisë në të cilën eshtë vendosur në Marrëveshje. Mendoj që kjo do të ndikojë në opinion e përgjithshëm, tek votuesit në Maqedoni dhe mund të ndikojë edhe tek shqiptarët që të shprehin qëndrimet e ndryshme”, u shpreh analisti politik Selim Ibrahimi.
Taktizimet e VMRO-së sipas Ibrahimit do të duhet të marrin fund, dhe partia zyrtarisht të thotë qëndrimin se a është kundër referendumit ashtu siç është shprehur në deklaratat publike. Ndikimi i VMRO-së për të çuar në dështim referendumin , varet nga kontakti I drejtëpërdrejtë me votuesit në teren.
“Zyrtarisht nuk kanë thënë gjë mirpo në bazë të deklarimeve dihet që kjo parti është kundër kësaj marrëveshje. Tani se si do të refelektohet në terenin e votuesve të VMRO-së kjo varet se sa aktivistët e VMRO-së a janë në teren për të bindur vortuesit e VMRO-DPMNE-së të votojnë kundër marrëveshjes”, theksoi Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit që të arrihet një epilog i suksesshëm i referendumit, partitë Pro ndryshimit të emrit gjithashtu do të duhet që të jenë më active në teren duke targetuar gjitha shtresat shoqërore dhe duke bindur edhe qytetarët në hamendje apo ata që janë kundër që të dalin dhe votojnë më 30 shtator.
Referendumi është caktuar për më datë 30 shtator ndërsa qytetarët do të duhet të japin votën e tyre se A janë për anëtarësimin e MAqedonisë në BE dhe NATO , duke e pranuar Marrëveshjen me Greqinë.
MERAL ISMAILI