Makarona e peshk ton me insekte! Bllokohen 33 ton produkte ushqimore të skaduara

313
fresco

Vazhdojnë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

AKU ka bllokuar sot 33 ton produkte ushqimore të skaduara.

Mallrat e skaduara kanë qenë të subjektit “In Food” që kishte 2 magazina, një në Shkozë dhe 1 në Rinas.

Në njoftimin e AKU-së, thuhet se subjektit iu gjetën brenda produkteve ushqimore, prani insektesh, dhe mungesë të kushteve higjieno-sanitare. AKU i ka vendosur subjektit në fjalë edhe një gjobë prej, 1 milionë lekë të reja.

Njoftimi i AKU-së:

“Në kuadër të kontrolleve për produkte të skaduara, AKU ka evidentuar një subjekt i cili do të shpërndante në treg 33 ton produkte me afat të kaluar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti “IN FOOD” shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta. Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore

çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg
Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
Biskota Hop Te Ëmbla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg
Veç të tjerash subjekti “IN FOOD” shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit.

Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.

Ndërkohë AKU do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti”.

Ky aksion vjen në vazhdën e një sërë kontrolleve nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ditën e djeshme, AKU ka bllokuar disa ton miell, pasi ishte nën nivelin e lejuar të proteinës.

Çdo sasi sekuestrohen sasi të mëdha lëndësh ushqimore të hedhura në treg, duke ngritur edhe njëherë alarmin se çfarë po hanë shqiptarët, dhe se sa të sigurta janë produktet që blihen çdo ditë.

Comments