Lionel Messi e ka krahasuar Arthur Melon me Xavi Hernandezin, duke thënë se braziliani ia kujton ish-bashkëlojtarin.
Messi ka thënë se i pëlqejnë të gjitha transferimet që Barcelona i ka bërë këtë verë, duke shtuar se tani kanë ekip shumë të mirë.
“Ardhjet janë shumë të mira. Nuk dija shumë për Arthurin, por ai më duket i ngjashëm me Xavin. Ai luan sigurt dhe ia vlen t’i besosh. Ka stil të La Masias”, tha Messi gjatë një interviste me Catalunya Radio.
Superylli argjentinas thotë se i pëlqen shumë edhe ardhja e Arturo Vidalit.
“Tifozëve të Barçës gjithmonë u pëlqejnë lojtarët që luajnë mirë me këmbë. Ne mbrohemi duke e mbajtur topin. Lojtarët si Arturo Vidal janë të nevojshëm”, shtoi ai.