Marrëveshje për përcaktimin e rrogës më të ulët për shkallë më të ulët të komplikueshmërisë dhe për mënyrën e zhvendosjes dhe pagesës së rrogave në veprimtarinëe shëdnetësisë nënshkruan sot në Qeveri ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski.
Në nënshkrimin e Marrëveshjes mori pjesë edhe kryetari i Qeverisë së Reoublikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili theksoi se prej muajit të ardhshëm kuadri i mesëm mjekësor do të marrë plotësisht nga 1.500 denarë, mjekët specialistë në klinikat interne universitare do të marrin plus 3.756 denarë, mjekët specialistë në spitalet e përgjithshme nga 4.060 denarë, ndërsa për mjekët specialistë në klinikat universitare për sëmundje kirurgjike rroga do të ejtë më e lartë për 4.548 denarë.
“Kur kësaj shume do t’i shtohet rritja e kompensimit për punë jashtë orarit, kujdestarive dhe punës në ndërrimin e natës jam i sigurtë se kjo në masë të konsiderueshme do ta përmirësojë pozitën e të gjithë punonjësve në sistemin shëndetësor. Me këtë, Qeveria dhe Minsitria e përmbushin premtimin e dhënë për përmirësim të standardit të punonjësve shëndetësorë, por në të njejtën kohë e rrisin motivin për punë të mjekëve”, theksoi Zaev.
Potencoi se duhet të sigurohen kushte që mjekët të jenë të kënaqur sepse vetëm ashtu do ta japin më të mirën nga vetvetja dhe tërësisht do t’u përkushtohen pacientëve të tyre.
“Për ne nga Qeveria tani është vetëm fillimi dhe shpresojmë se me performanset e Buxhetit realokacion më të madh të mjeteve do të vijnë për përmirësim të kushteve për punë të personelit mjekësor, mjekëve dhe të gjithë të cilët punojnë në shëndetësi, gjithsesi edhe për përmirësimin e përgjithshëm të kushteve në sistemin shëndetësor”, tha Zaev.
Ai u dërgoi porosi mjekëve, por para së gjithash qytetarëve se vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të krijuar shëndetësi akoma më funksionale dhe më efikase.
“Do të krijojmë sistem shëndetësor sipas standardeve më të larta dhe do t’u afrohemi standardeve të vendeve të zhvilluara evropiane. Ky është qëllimi i kësaj Qeevrie. Në këtë rrugë nuk jemi vetëm, Maqedonia merr mbështetje, ndihmë dhe dorë të zgjatur nga të gjitha vendet partnere, gjithsesi më së shumti nga BE-ja. Grantet dhe mbështetja financiare të cilat edhe tani i merr Maqedonia nga fondet e Unionit për zhvillim, do të rriten për disa herë pas anëtarësimit të vendit në BE, përfshirë grantet dhe fondet dedikuar shëndetësisë”, tha Zaev.
Shtoi se e tërë kjo do të thotë spitale të reja më të mëdha, më shumë mjete në buxhetet e spitaleve, më shumë para për medikamente bashkëkohore, shërbime më të mira shëndetësore, e me atë edhe pacientë shumë më të kënaqur.
Ministri Filipçe tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes së sotme hapet rruga formale për rritje të rrogave të të gjithë të punësuarve në shëndetësi për pesë për qind, përkatësisht rritje e rrogës bazë për përllogaritje të rrogës për të punësuarit në EPSH nga 12.654 denarë në 13.286 denarë.
Theksoi se rritja do të fillojë të zbatohet me pagesën e rrogës së shtatorit dhe se kjo do të thotë realizim i edhe një pike nga Programi për punë të Qeverisë.
Kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski tha se nënshkrimi i Marrëveshjes paraqet konfirmim për dialog të mirë dhe të suksesshëm mes partnerëve social, ndërkaq për ta si Sindikatë përfitim edhe më i madh për bazë të rrogës së të punësuarve.
“Përfitimi më i madh është përmbushja e premtimit të Qeverisë për këtë rritje të rrogave, ndërsa për ne si Sindikatë është që kjo ngritje u referohet të gjithë të punësuarve në shëndetësi”, tha Karanfillovski dhe potencoi se e përshëndetë aktivitetin e këtillë të Qeeverisë.
Theksoi se në tryezëp negociuese me Minsitrinë e Shëndetësisë janë vendosur tashmë edhe disa korrigjime të koeficientëve të indermiereve me arsim të mesëm dhe korrigjim i koeficientëve të mjekëve specialistë.
Përkujtoi se në fazën e parë ka pasur rritje sipas bazës së përqindjeve të kudjestarive të mjekëve specialistë, për punë në ndërrim të natës, si dhe korrigjim të koeficientëve të specialistëve nga sanitarja./mia