Vendimet e PDSH-së nga mbledhja e kryesisë qëndrore

301

PDSH mbajti mbrëmë mbledhjen e zgjeruar të kryesisë qëndrore me kryetarët e degëve, në të cilën u vendos formimi i shtabit qëndror për referendumin e 30 shtatorit.

Kryesia qëndrore vendosi që kryetar i shtabit të jetë Sekretari i përgjithshëm i partisë, Imer Aliu, kurse anëtarë të shtabit do të jenë nënkryetarët e PDSH-së dhe përfaqësuesit e saj në ekzekutiv dhe legjislativ, përfaqësues të RDSH-së dhe forumit të gruas në PDSH, gjithsej 13 anëtarë të Shtabit Qëndror.

Kryesia Qendrore e PDSH-së konstatoi se integrimi në NATO dhe BE, është përcaktim bazë programor i PDSH-së dhe njëkohësisht është edhe përcaktim dhe kërkesë e të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë.

Kryesia Qendrore mori vendim që gjatë vikendit të formohen edhe shtabet e degëve dhe të nëndegëve të Partisë dhe zyrtarisht të fillojë fushata PRO referendumit që do të mbahet më 30 Shtator.

Sot dhe nesër (e shtunë/ e diel), PDSH do të mbajnë mbledhje me të gjitha degët dhe nëndegët e saj, duke filluar nga Likova, Kumanova, Haraçina, Hasanbegu, Buteli, Çairi, Shuto-Orizarja, Velesi, Çashka, Karshiaka, Sopishta, Saraji, Zhelina, Tearca, Tetova, Bërvenica, Bogovina, Negotinë-Vrapçisht, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga,Ohri,Resnja Dollneni, Krusheva dhe Manastiri, ku do të zgjidhen shtabet e degëve për mbajtjen e referendumit.

Ditën e hënë do të fillojë mbajtja e tubimeve si dhe formave tjera të takimeve me qytetarët me qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.

Comments