RIHANNA E PIKËLLUAR PËR FITOREN E TRUMP-IT (FOTO)

279

Rihanna ka zgjedhur një  formë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë lidhur me Trump-in

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka shprehur  pakënaqësinë e saj lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri amerikan.

Ajo, në instagram ka postuar një pjesë të një deklarate të Donald Trump, të cilën  e ka bërë në vitin 1998.  Aty, Trump republikanët, parti të cilës i takon edhe vet i kishte cilësuar si grupin me budallallëkun më të madh të votuesve. “Në qoftë se unë do ta drejtoja vendin, do të kandidoja si një republikan. Ata janë grupi me budallallëkun më të madh të votuesve në vend. Ata besojnë në çdo lajm të Fox News. Unë mund të vazhdoj duke gënjyer dhe ata sërish do të besojnë”, kishte thënë ai, dhe pikërisht me këtë e ka shprehur revolten e saj Rihanna dhe e kishte shoqëruar me një emoj të pikëlluar.

Comments