Ahmeti nga Bogovina: Lëvizjet e reja i dobësojnë shqiptarët

323
fresco

alia

Madje, numri një i BDI-së Ali Ahmeti në takimin në Bogovinë foli edhe për momentin aktual politik duke theksuar se Marrëveshja e Shkupit duhet të respektohet patjetër nga palët nënshkruese, “sepse ajo do t’i stabilizojë institucionet shtetërore, të cilat me krizën politike u sollën buzë kollapsit”.

Ndërsa, sa u përket zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes së shumë subjekteve, Ali Ahmeti tha se lëvizjet e reja i dobësojnë shqiptarët .”Duhet të jemi të kujdesshëm se ‘arusha e bardhë’ nuk rri rehat. Përcaktimi i shqiptarëve është Perëndimi e jo Lindja, pasi shqiptarët duan të jetojnë të lirë dhe pa kufi”, nënvizoi Ahmeti, duke shtuar se BDI-ja punon për rritjen e cilësisë së jetës së shqiptarëve në të gjitha fushat.

Comments