Vuçiq nga veriu i Mitrovicës: Po ju gënjejnë se dua t’i ndryshoj kufijtë

343
fresco

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë po qëndron në veri të Mitrovicës, ku në Sheshin “Shumadia, po iu drejtohet qytetarëve serbë me një fjalim.

Vuçiq në fjalimin e tij fillimisht u ka kërkuar falje banorëve të Banjës qe nuk ka mundur t’i vizitojë. Mirëpo premtoi që kur të vjen herën tjetër do t’i vizitojë.

Ai tha që guxon të luftojë për popullin e vet për një të ardhme më të mirë.

“Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim”.

Më tej ai shprehu shqetësimin e tij për natalitetin e ulët.

“Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet, kemi mbetur ketu më të fuqishmit. Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdor askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë”, tha Vuçiq.

“Kur po ju thojnë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjte si para 30 viteve”.

“Kur luftoi Serbia kundër NATO-së në vitin 1999, kemi humbur pasi kemi qenë të dobët. Kemi humbur shumë territor këto 60 vitet e fundit…”, tha aui

Presidenti serb tha se nuk do të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi deri në fund të vitit.

“Është gënjeshtër dhe s’na bie ndërmend një gjë e tillë, sa i përket asaj që po thonë që deri ne fund te vitit do të arrihet marrëveshje finale”, tha ai.

Më tej ai pyeti, “a duam marrëveshje me shqiptarët, apo veç agoni? A kemi me shqiptarë nje marrëveshje të tille?…”.

Comments