FOTO/ Zbulimi i pabesueshëm, gjenden fosilet e një dinozauri
Në veri të Kinës janë gjetur kockat e një dinozauri të vjetër.
Agjencia e lajmeve ‘Xinhua’ njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurit që ka jetuar para 130 milionë vitesh. Hulumtimet e zhvilluara në fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra.
Supozohet se bëhet fjalë për ndonjë lloj të ri të dinozaurit.
Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka patur mbetje fosilesh.