Vrasja e shqiptarit në SHBA, policia e Nju Jorkut: Japim 2500$ për atë që…

336
fresco

Ende nuk është vënë në pranga autori i vrasjes së të riut shqiptar Grei Frashëri në Nju Jork.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 5.45 të 7 shtatorit në rrugën 93 në Fourth Avenue, vetëm gjysmë milje larg shtëpisë së tij.

Në momentin që ka mbërritur policia, 23-vjeçari është gjetur me plagët e shkaktuara nga një armë në qafë.

Ai nuk ka mundur të mbijetojë, edhe pse është dërguar me urgjencë në spital.

Deri më tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërsa policia ka shpërndarë foton e 23 vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin.

Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 2500 dollarësh dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.

Comments