Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado deklaron se e vetmja gjë që ka rëndësi tek ekipi italian është të fitosh dhe beson se Liga e Kampionëve është brenda mundësive të tyre.
Këtë verë ata nënshkruan me Cristiano Ronaldo dhe kërkojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.
LEXO EDHE:Arrihet marrëveshja, Milani bën ‘goditjen’ e radhës për të shpëtuar klubin
“Ne e dimë se e vetmja gjë që ka rëndësi këtu është të fitojmë dhe do të bëjmë çmos për të sjellë sa më shumë trofe në shtëpi,” tha Cuadrado për Fox Sports.
“Ne duam të fitojmë Scudetton dhe Coppa Italian, atëherë nëse mund të arrijmë në Ligën e Kampionëve do të jetë edhe më mirë. Ne shpresojmë ta bëjmë atë. Është një garë shumë e vështirë sepse, natyrisht, ka ekipet më të mira në Evropë, por ne jemi të gatshëm dhe ne duam të arrijmë deri në fund në këtë turne”, përfundoi Cuadrado.
Bardhezinjtë kanë fituar Scudetton për shtatë vitet e fundit me radhë.