Nesër (18 Shtator 2018) Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, me liderin e opozitës, si dhe me përfaqësues të parive tjera.
Pritet që në këto takime të bisedohet për zhvillimet aktuale politike në rajon, rëndësinë e integrimit euroatlantik, si dhe për referendumin në Maqedoni