Sot hidhet gurthemeli i Xhamisë së Re në fshatin Sllatinë të Tetovës

1,166

Njëri ndër fshatrat më të mëdha të Pollogut, Sllatina që ka mbi 1.100 shtëpi dhe që është pjesë e Komunës së Tearcës në të ardhmen do të ketë edhe një Xhami.
“Lajmërohen të gjithë banorët e fshatit Sllatinë, se me datë 18.09.2018 (sot) në ora 16:30 pas faljes së Namazit të Iqindis do të bëhet hedhja e gurrëthemelit të Xhamisë së Re.
Prezenca masive e juaj, do të begaton këtë manifestim historik të fshatit tonë”, thuhet në mes tjerash në lajmërimin që është shpërndarë nga Këshilli i Xhamisë së Re në fshatin Sllatinë.
Xhamia e Re do të ndërtohet në Lagjen e Poshtme të fshatit që njihet edhe si Lagja e Ujit të Tharët.
Përndryshe në fshat ka vetëm një Xhami dhe ishte nevojë e kahmotshme që të ndërtohet edhe një tjeter . /tetova1/

Comments