Maqedonasit që votojnë kundër referendumit,pa dashje janë për Shqipërinë e Madhe

337

Urim SALIHU
Dikush ndoshta e do kaosin, trazirat dhe konfliktin sepse kanë bindjen se kjo mund ti shpëtojë, por shteti nuk është I disa individëve avanturierë që të mbështetur për muri nën vezhgimin e përditshëm nga drejtësia dhe frika e dënimit dhe burgut ,janë bërë paranojak dhe duan që këtë hapërim euroatlantik ta ndalin.
Në rrethana tjera ,shqiptarëve do tu konvenonte që ky referendum të dështonte sepse ideja e një Shqipërie të madhe do ishte gjallë akoma.Një shtet që bëhet pjesë e NATO-s I shuan këto.Po pse këtë nuk e mendojnë maqedonasit kur e dijnë se një referendum tjetër sdo të ketë më.

Por fiks ata që vrisnin shqiptarë për idenë e Shqipërisë së madhe nën mbrojtjen e kauzës së shtetit maqedonas, pikërisht tani ata përmes kundërshtimit të referendumit, po I japin forcë idesë së Shqipërisë së madhe sepse referendum I dështuar nuk është vetëm izolim,por konflikt dhe shkatërrim .Konflikti I ri I mundshëm nuk do jetë si ai I 2001-shit por I përmasave tjera dhe qëllimeve përfundimtare për ndarje.
Shqiptarët kanë një arsye të madhe për ti thënë PO referendumit.Këtë e bëjnë më shumë për tu përgjigjur thirrjeve të ndërkombëtarëve ,këtyre aleatëve tanë që na kanë shpëtuar nga shfarrosja .Po të ishte për politikanët dhe Maqedoninë, këtë qytetarët sdo ta bënin kurrë.Do ishin maqedonasit që do na lusnin deri në përkulje.
Për të kthyer vendin në pikën kritike, ose për të parë të ardhmen dhe horizontet evropiane, atëherë do ishte mirë që të arrihej koncenzusi për Referendumin , ndryshe askush më nuk mund të besojë se dicka do ti bashkojë më dy komunitetet më të mëdha rrugët e të cilëve ose bashkohen përgjithmonë tani, ose ndahen përjetësisht.Shqiptarët shkojnë në Perëndim ndërsa maqedonasit le të mendojnë vetë se në cilat rrugë të errëta futen.

Comments