Debat rreth sistemit shëndetësorë, mjekët: Reformat të domosdoshme

253

Sistemi shëndetësor në Republikën e Maqedonisë ka nevojë për ndryshime të shumta…..

Sistemi shëndetësor në Republikën e Maqedonisë ka nevojë për ndryshime të shumta. Kështu konstatuan panelistët në debatin e organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim me temë, sfidat e sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë, në rrugën drejt integrimeve Evropiane. Në debat u konstatua se së ndryshimet në shëndetësi duhet të ndodhin por kjo kërkon kohë dhe mjete financiare, prandaj me antarsimin e Vendit në NATO dhe BE mundësit për një sistem më cilësor janë më të mëdhaja.

“Mendojë se u diskutua diskursione shumë interesante, interesimi ishte shumë I madh, dhe kjo na jep kurajo që edhe në të ardhmen veçanërisht në këtë periudhë që kemi së kurë mendojmë pas referendumit të suksesshëm do të hapen edhe negociatat me BE, ne si lob i mjekëve të jemi më aktivë pasi bëhet fjalë për disa çështje që na tangoje neve drejt për drejt dhe pacientët tanë” – u shpreh Atilla Rexhepi Shef -BDI.

“Unë mendoj se me rrugëtimin drejt Eurpoës, dhe me hapjen e kufijve drejt perëndimit. Është një proces që kërkon kohë dhe unë mendojë se jemi në rrugë të mirë,dhe me fitimin e të drejtës për inkuadrim në NATO dhe BE do të jenë dikur që do zhduken vetëvetiu” – deklaroi Omer Xhemaili Kardiolog.

“Këtu duhet të bëhet një ristrukturim dhe një riorganizim duke filluar nga A deri në Zh, natyrisht ka me qenë një rrugë shumë e vështir pasi nuk behën gjërat sot për nesër pa ju future problemeve nga detajet prej fillimit me struktura të reja me gjeneratë të re po vinë por fatkeqësisht kualtiteti I të rinjë në regjion këtë duhet të them publikisht se është nën nivel” – tha Florin Rexhepi – Traumatolog.

Në këtë panel diskutimi u shtrua pyetje nga të pranishmit të cilët kërkonin me çdo kusht reforma në shëndetësi dhe kushte më të mira në spitalet e vendit, pasi me kushte te mira dhe me paga me te larta do te ndalonin ikjen e mjekve nga vendi. (Visar Sadiki TVM2)

Comments