Adem Ismaili zgjidhet kryetar I Bashkësisë Urbane “Jane Sandanski” në Hasanbeg

392

Kanë përfunduar zgjedhjet për Bashkësinë Urbane “ Jane Sandanski” –Hasanbeg në ndërkohë që ka fituar bindshëm Adem Ismaili transmeton Faktiditor.ch.
I sapozgjedhuri Ismaili ka falemenderuar të gjithë për mbështetjen duke u zotuar se do të jep kontributin e tij për një ndryshim ndërsa në bashkëpunim edhe me autoritetet e Komunës së Gazi Babës do të punojë pa hezitim për zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballen banorët e kësaj Bashkësie Urbane .
Ismaili tha se kjo është një përgjegjësi dhe një stimulim më shumë për të që të punojë bashkë me ekipin e tij në përmbushjen e detyrimeve që ka Bashkësia Urbane që do ta drejtojë ndaj atyre që I kanë dhënë këtë mbështetje ../Faktiditor.ch/

Comments