Është duke u përgatitur ligj i ri për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ka deklaruar sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, transmeton MEDIAL.
Sipas saj, Antikorrupsioni duhet të ketë më shumë kompetenca, ndërsa anëtarët nuk duhet të kenë kurrfarë lidhje politike në 10 vitet e fundit dhe të kenë integritet.