Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet sonte në mbrëmje me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Klan Kosova merr vesh se takimi do të zhvillohet rreth orës 02:00 të mëngjesit sipas kohës kosovare, derisa në një takim të shkurtër ata do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve.
Ndërkohë, përveç me Trump, Thaçi do të takojë edhe Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq, si dhe dy homologë tjerë, Presidentët e Jemenit dhe Kiribatit.