Jose Mourinho është duke rrezikuar shkarkimin nga stoli i Manchester United.
Problemet me Pogban dhe kriza e rezultateve janë dy arsyet kryesore që “Special One” është duke bërë gati valixhet.
Por ajo që bëjnë me dije mediat britanike është se stolin e “djajve të kuq” mund ta marrë Zinedin Zidan i cili së fundmi është parë të jetë në Londër.
Ndoshta Zizu është duke pritur telefonatën e drejtuesve të Manchester United.

