Barcelona u fundos,Real Madrid kërkon anijen e shpëtimit në Sevilla

318

Real Madrid e pa të fundosej Barcelonën , por as vetë nuk kishte barkën e shpëtimit ne Sevilla shkruan Faktiditor.ch.Barcelona humbi nga Leganes nga një përmbysje e madhe dhe e pabesueshme duke thelluar krizën te blaugranat që humbin pesë pikë në dy ndeshje nga ekipe jo në nivelin e saj, ndërsa REal Madrid është shkatërruar pjesën e parë nga skuadra në superformë dhe që shënin më shumë se cdokush tjetër Sevilla.
Blerja nga Milani Silva është si të ketë rilindur duke shënuar plot gola ,madje edhe dy sonte Realit.
Dy trenerët e klubeve më të mëdha spanjole duket se kanë humbur kontrollin dhe do ta kenë të vështirë deri në fund të sezonit nëse do mbeten dhe triumfojnë apo nuk do ta presin fundin.
Atletiko tashmë e dalë nga kriza afrohet me vetëm dy pikë dhe e bën kampionatin shumë interesant në një moment kur nuk shkëlqen asgjë pasi Messit i iku rivali drejt Italisë dhe pavarësisht se morri shiritin e kapitenit duket se do ta ketë të vështirë ta shpëtojë anijen blaugrana që ka nisur shumë herët të fundoset./Faktiditor.ch/.

Comments