Zidane në bisedime me Manchester United, Mourinho drejt shkarkimit

341

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur bisedimet me Manchester Unitedin rreth mundësisë për ta marrë drejtimin e klubit nga Premierliga.

Jose Mourinhos është nën presion shumë të madh pas rezultateve të dobëta dhe mosmarrëveshje me Paul Pogban në këtë fillim sezon dhe e ardhmja e tij në “Old Trafford” është vënë në rrezik.

Mourinho mbetet ende në krye të skuadrës së Unitedit, por presioni ndaj portugezit vazhdon e rritet.

Francezi Zidane konsiderohet si kandidati kryesor për t’i marrë në dorë frenat e “Djajve të kuq” nëse drejtuesit vendosin ta ndërrojnë trajnerin

Comments