NË GOSTIVAR NË VOTIM DERI NË ORËN 13 KANË DALË 9.689 QYTETARË

271
fresco

Sipas informatave të fundit të KKZ-sç në Gostivar, deri në orën 13 në vendvotimet kanë dalë 9.689 qytetarë që është 12,2 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Prononcimi për referendumin në Komunën e Gostivarit sipas informacioneve të KKZ-së po zhvillohet pa pengesa dhe deri më tani nuk janë denoncuar parregullsi.

Comments