FOTO /Flamuri shqiptar i pranishëm në përkujtimoren e sulmeve terroriste në Paris
Franca ka rikujtuar ngjarjen e hidhur të një vitit më parë, ku persona të armatosur sulmuan me armë dhe bomba qytetarët ku lanë të vrarë 130 persona.
Kreu i shtetit francez Francois Hollande zbuloi pllaka përkujtimore për viktimat, shumica e të cilëve vdiqën në teatrin Bataclan. Tek memoriali ku po vendosen lulet në kujtim të viktimave, është parë edhe një flamur shqiptar i fiksuar mbi qirinjtë që digjeshin.