Katica Janeva: Nuk kam qenë anëtare e LSDM-së

Ditët e fundit, u përfol shumë rreth prokures publike, Katica Janeva, për të cilën thuhej se ka qenë anëtare e LSDM-së, sipas një fletëpagese anëtarësie, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janeva u bëri apel mediave që të verifikojnë dokumentet, para se t’i publikojnë si dëshmi, duke bërë thirje edhe për organet kompetente të hetojnë keqpërdorimin e të dhënave personale të prokurores.