Akademikët apel deputetëve: Ndryshimet kushtetuese, në interes të shtetit

358
fresco

Ndryshimet kushtetuese që i propozon Qeveria përmbajnë zgjidhje që korrespondojnë me marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë….

Ndryshimet kushtetuese që i propozon Qeveria përmbajnë zgjidhje që korrespondojnë me marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe përmbajtja e tyre përputhet me parimet themelore të kushtetueses, vlerëson akademiku, Vllado Kambovski.

Ai pret që deputetët në bazë të vetëdijes dhe për shkak të interesave të shtetit t’i lënë anash interesat partiake dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Edhe zgjidhjet që përmban marrëveshja me Greqinë edhe amendamentet kushtetuese që paraqesin realizimin e tij, nuk mund të jenë në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese dhe standardet për të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve. Sipas kësaj, edhe zgjidhjet janë në përputhje me standardet universale për të drejtat dhe liritë e njerëzve. Kështu që, çështja e identitetit nacional, gjuha dhe veçoritë, ato janë tejkaluar në vetë marrëveshjen me Greqinë. Unë pres që në kuvend deputetët do të vendosin jo sipas diktatit apo ndonjë mandati të lidhur me urdhër të shefave partiak, por do të vendosin sipas vetëdijes së tyre, duke pasur parasysh interesat e shoqërisë në përgjithësi, shtetit dhe gjeneratave të ardhshme”,- deklaroi akademiku, Vllado Kambovski.

Edhe kryetari i AShAM-it Taki Fiti, vlerëson se ndryshimet kushtetuese do të duhej të kalonin në Kuvend që të mos vijë deri te zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat para së gjithash do të ndikonin negativisht për ekonominë e vendit.

“Nëse vjen deri te zgjedhjet parlamentare, e gjithë energjia, puna, mundi do të kthehet drejtë zgjedhjeve, do të ketë shpenzime shtesë. Për fat të keq, kur kemi zgjedhje politike, njerëzit pak mendojnë për ekonomi dhe biznes, përmbahen dhe nuk investojnë kompanitë vendore dhe ato të huaja”,- u shpreh kryetari i AShAM-it, Taki Fiti.

Proceset euroatlantike janë kruciale për Maqedoninë dhe se përafrimi ynë me NATO-n do të kontribuojë në një fluks të madh investimesh të huaja direkte, vlerëson kreu i Akademisë së Shkencave. Këto prononcime u bënë me rastin e shënimit të 51 vjetorit të ekzistimit të AShAMI-it. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)

Comments